Transmetuar më 11-12-2019, 19:16

Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe vdiq në moshën 39 vjeç dhe në procesin gjyqësor të hapur për vdekjen e tij, u zbardh se kishte konsumuar sasi të mëdha drogash.

Khalid bin Sultan Al Qasimi, i njohur më së shumti si Khalid Al Qasimi, ishte i njohur si fashion designer në Londër ku themeloi "Qasimi fashion label". Ai ishte djali i dytë i Sultan bin Muhammad Al-Qasimi.

Ende në moshë të re, 39 vjeçari vdiq në apartamentin e tij luksoz Knightsbridge, pasi dyshohet se kishte konsumuar kokainë, si dhe preparatin tjetër narkotik, GHB.

Sheik Khalid Al Qasimi, uu gjet i vdekur në apartamentin e tij luksoz që ishte blerë 10 milionë euro, në lagjen Knightsbridge, në perëndim të Londrës, – raporton "NOA.al".

Në seancën dëgjimore në gjykatën britanike të Westminster Coroner, u tha se ai kishte kaluar orët e tij të fundit me një njeri të quajtur Yohan Escobar, por raportet e këtij burri me stilistin janë të paqarta.

Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe, pronar i firmës së modës britanike Qasimi dhe bir i sundimtarit të qytetit të Sharjah, u gjet i vdekur në mëngjesin e të hënës, 1 korrik 2019 nga pastruesja e tij Maria Kisaohanyan, u tha në gjykatë.

Hetimet zbuluan se shkaku i tij i vdekjes ishte "toksiciteti i drogës" si dhe sepse kishte marrë nivele të larta të GHB apo edhe sasi "rekreative" të kokainës. Familja e tij, motra e tij binjake, u shpreh e zemëruar nga vdekja e stilistit.

Dhjetëra mijë njerëz morën pjesë në lamtumirën e Al Qasimi, birit të Shejh Dr Sultan bin Muhamed Al Qasimi, varrimi i të cilit u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe./NOA.al