Transmetuar më 11-12-2019, 19:01

Kryeministri Edi Rama po zhvillon aktualisht në pallatin e Brigadave një takim me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.

Teksa po fliste Rama tha se mesazhet që i kanë nisur ambasadorët e huaj në lidhje me tragjedinë e 26 nëntorit nuk do ti publikojë dhe as nuk do ti ruante ato.

Rama, tha se nga ndihma ndërkombëtare, "Shqipëria në këto ditë të vështira nuk ka qenë vetëm".

-"Miqtë e huaj u treguan po aq shqiptarë sa shqiptarët", theksoi kryeministri Edi Rama.

Kryeministri shqiptar u shpreh po ashtu, se nuk ka një faturë për dëmet që la pas tërmeti.

Por, ai shtoj se mesazhin e të ambasadores në detyrë të SHB-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones do ta ruajë dhe do të ja tregojë djalit të tij të vogël kur ai të bëjë pyetjen e parë.

“Mesazhin e Leyla Moses Ones e kam nxjerr dhe e kam ruajtur në një dosje dhe kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë, unë do ti lexoj atë mesazh", tha Rama.

"Ashtu sikundër do vijë dita kur im bir të inatoset me bashkimin europian, e kush nuk inatoset me BE-në?!", shtoi ai

"Unë do i tregojë historinë e zbarkimit të tyre më 26 nëntor dhe heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetët e shqiptarëve", tha ndër të tjera para ambasadorëve të huaj, të akredituar në Tiranë, kryeministri i vendit./NOA.al