Transmetuar më 11-12-2019, 17:57

Ish-Kryeministri dhe ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur dy fotografi për të kujtuar ditëlindjen e partisë.

Në njërën prej tyre shihet duke folur në podium 29 vite më parë dhe në tjetrën, grupimin e njerëzve të dalë në rrugë për demorkaci.

“Ditët që 29 vjet më parë ndanë epokat!”, shkruan Berisha.

Nga ana e tij kryedemokrati Lulzim Basha duke kujtuar këtë ditë tha se, “Liri – Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa”. /a.y/noa.al

Ditëlindja e 29-të e PD, Basha tregon arritjen më të madhe të partisë: Shqiptarët i kanë sytë nga ne