Transmetuar më 11-12-2019, 18:01

"Gëzuar 29 vjetorin PD…!

Aktori i humorit ka ndarë në rrjetet sociale, një foto me dy gishtat lart, duke festuar në këtë mënyrë themelimin e partisë ku edhe ai është anëtar dhe një nga drejtuesit e forumeve të saj.

"Nuk bohet fjalë, jo me 2, me 4 gishta. Përpara gjithë me huj e me shtiza", i ka thënë një nga ndjekësit e tij, që duket se pas simbolit të dhjetorit, ka mendimin se është koha për revolucion.

Partia Demokratike u themelua më 11 Dhjetor 1990, si partia e parë plurariste në Shqipëri, pas 45 vitesh diktaturë.

Kjo forcë politike drejtoi vendin nga marsi 1992 deri në qershor 1997, si dhe nga viti 2005 deri më 2013.  /NOA.al