Transmetuar më 11-12-2019, 17:45

Është e rëndësishme që të dini të bëni diferencën mes të qenit të lodhur dhe të përgjumur. Lodhja ndodh kur ju humb energjia, përqendrimi dhe nuk ndiheni të motivuar.

Të qenit të përgjumur është kur luftoni për të qëndruar zgjuar. Zakonisht është një shenjë e çrregullimit në gjumë sespe nuk keni fjetur mjaftueshëm, ndërkohë që lodhja mund të shkaktohet nga shumë gjëra, përfshirë stresin, dhimbjen, aneminë ose problemet hormonale.

Këto janë mënyrat se si të ndaloni gjendjen e lodhjes:

Të rritur kanë nevojë për rutinën e gjumit – Shmangni alkoolin, nikotinën, kafeinën apo stimulantë të tjerë para gjumit dhe mos hani vakte të mëdha. Bëjeni dhomën të errët, të qetë dhe të pastër. Bëni ushtrime që largojnë stresin dhe ndikojnë tek gjumi.

Mos lejoni që t’ju zgjojë telefoni nga gjumi – Gjëja e fundit që duhet të bëni në mëngjes është të prekni telefonin. Lëreni në një cep në mënyrë që ta keni larg për ta kapur. Hani mëngjes dhe kryeni të gjithë detyrat e tjera para se të merreni me celularin.

Hani proteina në çdo vakt të ditës dhe mos harroni vaktet e ndërmjetme – Kjo ju ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak. Do ju ndihmojë që të keni energji dhe në pjesën e dytë të ditës. Ndërsa ushqimet e pasura me proteina janë mishi, peshku, vezët, frutat e thata./a.m/noa.al/