Transmetuar më 11-12-2019, 17:37

Është vetëm 15 vjeç, por po mbron doktoraturën. Ai është Wang Pok Lo, nga Kina, që aktualisht po mbron doktoraturën në Open University, në Britani.

Tani, adoleshenti, familja e të cilit u zhvendos nga Hong Kongu, pritet të jetë i pari që mbron doktoraturën në këtë moshë në Britani.

Muajin e kaluar ai u diplomua në master.

“Të gjithë jemi krenarë për Pok dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme. Në 35 vite kam mësuar shumë të rinj por Pok është unik. Shkathtësia dhe aftësia e tij në matematikë janë të jashtëzakonshme”, tha pedagogu i tij John Wood. /k.k/noa.al/