Transmetuar më 11-12-2019, 16:25

Një bodybuilder që zbuloi një gungë të çuditshme në kyçin e saj është diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe i kanë thënë se ka vetëm 12 muaj jetë.

Nikki Jenkins nga Aintree në Merseyside tha se nuk ka patur simptoma të tjera.

Kur shkoi për të marrë ndihmë mjekësore, mjekët zbuluan se ishte një lloj i rrallë tumori i quajtur "rabdomiosarkoma pleomorfike".

Ajo bëri një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr gjendrën, por disa muaj më vonë i thanë se kanceri i ishte kthyer dhe i ishte shpërndarë në mushkëri, prandaj nuk kurohej.

Pavarësisht se i kanë thënë se ka 12 muaj jetë, Nikki nuk heq dorë. Ajo po bën kimioterapi dhe po kërkon trajtime private për tu përpjekur që të shpëtojë jetën e saj./a.m/noa.al/