Transmetuar më 11-12-2019, 14:26

Të tjera prova janë siguaruar nga Prokuroria për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoji.

Mësohet se Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e AND-së për Rrajën, ku rezulton se në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur në datën 1 nëntor, te mbikalimi i Shkozetit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasjes së funksionarit publik”, “Vrasje e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shkak për rënien në gjurmët e 34-vjeçarit u bënë një palë syze të gjetura në makinën tip ‘Benz’ me targa AA 234 LM, të cilën atentatorët e braktisën pas ngjarjeve.

Pikërisht shenjat e gishtave të gjetura në syze e “morën më qafë” Rrajën, pasi përkonin me të tijat.

Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.//b.l/noa.al/