Transmetuar më 11-12-2019, 13:27

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, në dalje të Prokurorisë pas afro tre orësh, ku u mor në pyetje pas padisë së bërë ndaj tij nga Presidenti Ilir Meta, tha se dëshmoi për faktet dhe rrethanat që kanë ndodhur.

Lidhur me publikimin e videos nga Presidenti Ilir Meta, ai deklaroi se hetimi nuk zhvillohet në media dhe televizion, ndaj kërkoi që “të lihen produktet artisitike filmat seriale me metrazh të shkurtër”, ndërsa kërkoi që institucionet të shkojnë në rrugë institucionale.

“Mund të them se s’ka rëndësi as çfarë mendon Presidenti, tani është Prokuroria ajo që do bëjë verifikimet dhe në përputhje me ligjin do vlerësojë dhe më pas gjykata nëse do jetë rasti. Prokurorët janë duke kryer verifikimet dhe unë s’kam asnjë autoritet të pengoj hetimin. Kam dhënë shpjegime sepse unë mendoj që nuk ka nevojë të paraqiten prova, por i takon Prokurorisë të vendosë çfarë provash të marrë dhe kjo është në autoritetin e tyre”, u shpreh Dvoranin.

Kallëzimi ndaj kryetarit të KED, i bërë lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua në tre prokurori dhe më konkretisht në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Tiranës.

Gjithçka lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, pasi për të njëjtin vend Parlamenti votoi të propozuarën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsin, ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Presidenti e bën Dvoranin si përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese. Meta e akuzon Dvoranin se i ka dërguar Presidentit dy herë qëllimisht në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante, gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses. /a.y/noa.al

Meta publikon videon: Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetese

Meta paralajmëron video: Prokuroria të veprojë! Ardian Dvorani ka bërë dy vepra penale me dashje