Transmetuar më 11-12-2019, 13:13

Rreh për vdekje djalin dhe më pas e varros duke e mbështjellë me qese plastmasi. Nëna e vogëlushit 5-vjeçar AJ Freund, rrëfeu vrasjen e të birit, duke shpjeguar dinamikën në gjykatë.

36-vjeçarja amerikane JoAnn Cunningham, nga Woodstock, në Illinois, pranoi se e rrau djalin deri në vdekje dhe më pas e groposi me shpresë se nuk do të gjendej kurrë.

Gruaja po përballet me procesin gjyqësor, ndërkohë që rrezikon nga 20 deri në 60 vite burg.

I përfshirë në krim është edhe burrii saj Andrew Freund Sr , i akuzuar si bashkëpunëtor. Fillimisht gruaja mohoi çdo gjë, ndërsa më tej në vijim të procesit dhe seancës së mbajtur të enjten e kaluar, rrëfeu gjithçka.

Alarmi për zhdukjen e fëmijës u dha nga vetë gruaja tre ditë pas krimit të ndodhur në muajin prill. Nëna dhe babai i fëmijës deklaruan se djali ishte larguar gjatë natës nga shtëpia, ndërkohë që kufoma u gjet pas disa ditësh.

Autopsia tregoi se fëmija gjeti vdekjen për shkak të traumave në kokë, pasi ishte rrahur më parë. Gjithçka e bëri pasi, fëmija kishte bërë shtëpinë pis. /a.y/noa.al