Transmetuar më 11-12-2019, 12:57

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela dy ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra e tij.

Ilir Zela e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2017, duke zëvendësuar Pirro Xhixhon, ndërkohë që i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, me motivin e dhënë për dorëheqjen.

Ai thotë se dorëheqjen e jep, me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste.

Letra e Zelës

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP. /a.y/noa.al

Dorëhiqet nga detyra kreu i AKEP, Ilir Zela