Transmetuar më 11-12-2019, 11:25

Protestuesit sulmuan Pallatin e Arteve të Bukura në Meksikë për një pikturë që tregonte heroin revolucionar Emiliano Zapata në një pozë jokonvencionale.

Ata bërtitën "digje atë, digje atë", duke argumentuar se piktura, e cila tregon Zapatën lakuriq mbi një kal të ngjallur në thembra të larta dhe një kapelë rozë, është fyese.

Edhe nipi i Zapatës, Jorge Zapata González, dëshiron që të hiqet.

"Ne nuk do ta lejojmë këtë. Për ne si të afërm, kjo denigron figurën e gjeneralit tonë, duke e përshkruar atë si homoseksual," tha Zapata González, duke shtuar se familja do të bënte padi nëse piktura nuk hiqej.

Emiliano Zapata ishte një drejtues në revolucionin meksikan para se të vritej në vitin 1919 në moshën 39 vjeç. Ai mbetet një hero në sytë e shumë Meksikanëve./a.m/noa.al/