Transmetuar më 11-12-2019, 11:17

Reshjet e borës në juglindje të vendit vijojnë edhe ditën e sotme. Ndërkohë me intensive ato paraqiten në lartësitë mbi 1200 metër mbi nivelin e detit .

Mësohet se probleme me lëvizjen e mjeteve ka aksi Korçë-Kolonjë, në Qafën e Qarrit, ku trashësia e borës ka qenë e konsiderueshme.

Ndërkohë nuk paraqiten probleme dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset turistike të Dardhës dhe Voskopojës. Në Dardhe trashësia e borës shkon në 20 cm dhe reshjet po vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit.

Autoriteti rrugor dhe subjektet kontraktore kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale dhe për të mos krijuar probleme e vështirësi në qarkullim./b.l/noa.al/