Transmetuar më 11-12-2019, 09:28

Një shqiptar që ishte lenë i lirë nga burgu, por mbahej me byzylyk elektronik e ka prerë atë dhe është arratisur.

Shqiptari 35 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur thuhet se ishte dënuar si i përfshirë në një vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 19:00 të së martës në Kifissos KTELs, ku shqiptari ka ndërprerë sistemin elektronik të mbikëqyrjes me “orë dore”.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte liruar duke u trajtuar me “byzylyk” pas një leje arsimore.

Pas këtij momenti nuk ka më asnjë gjurmë të shqiptarit, ndërsa mediat greke shkruajne se ai ka marrë autoubusin dhe u nis për në Shqipëri, ndërkohë që policia greke ka nisur kërkimet./b.l/noa.al/