Transmetuar më 10-12-2019, 18:21

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë.

Një motoçikletë u përplas nga një makinë në rrugë dhe për rrjedhojë  është plagosur rëndë.

I plagosuri është shtetasi Sami Gorovelli, 58 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Besohet se lagështira në rrugë dhe ndonjë manovrim i gabuar janë shkaqet e këtij aksidenti. /NOA.al