Transmetuar më 10-12-2019, 17:47

Franca do të kërkojë që të mbrojë kurorën e Kampiones së Botës, me të njëjtin trajner.

Trajneri aktual, Didier Deschamps, i cili udhëhoqi Francën drejt triumfit në botërorin e fundit, "Rusi 2018", firmosi një kontratë të re me "gjelat".

Kontrata e tij e re zgjat deri në Botërorin 2022, që do të mbahet në Katar.

Pas këtij eventi, do të rishikohet e ardhmja e Deshamps, ndërkohë që ecuria e Francës në Euro 2020 nuk do të ketë efekte mbi të ardhmen e trajnerit francez.

Blutë nën drejtimin e tij, me të cilët Shqipëria ishte në grupet kualifikuese Euro 2020, kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare./NOA.al