Transmetuar më 10-12-2019, 17:29

Tre të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës, mbi të cilët rëndon akuza e vjedhjes.

Bëhet e ditur se ata janë autorë të disa grabitjeve në qytetin bregdetar, kryesisht sende me vlerë.

Në pranga kanë rënë, M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet, dy prej të cilave janë dokumentuar me prova ligjore.

Konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 mijë  lekë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera. /k.k/noa.al/