Transmetuar më 10-12-2019, 17:32

Babai shqiptar, Petrit Lekaj që vrau vajzën 20-vjeçare në mënyrë makabre në Australi i tronditi të gjithë.

Pasi pranoi fajësinë para gjykatës, mediat e huaja zbuluan fakte tronditëse për të shkuarën kriminale të tij.

Siç raporton Daily Mail, se ai ka qenë i dënuar disa herë për drogë që prej vitit 1996. Aso kohe, ai u dënua më dy vite burg për shitje heroine.

Jo gjithçka mbeti aty. Në vitin 2007, ai u dënua me gjobë 200 dollarë për posedim kanabisi. Dy vite më vonë, u dënua me 900 dollarë pasi u zbulua se kishte kultivuar bimë kanabisi.

Kujtojmë se studentja 20-vjeçare u gjet e vdekur brenda makinës së saj pranë banesës së saj në muajin korrik të këtij viti.

Ngjarja ndodhi në Australi, ku ajo jetonte bashkë me familje, dhe brenda mjetit u gjet edhe babai i saj i plagosur.

Petrit Lekaj pranoi se ka vrarë vajzën e tij. Kështu raportuan mediat e huaja dje, duke shkruar se shqiptari u shfaq përmes një lidhje me Skype në Gjykatën Supreme ku e ripranoi fajin për vrasjen e Sabrina Lekaj./noa.al/