Transmetuar më 10-12-2019, 15:06

Një burrë në Tajlandë mbeti i habitur kur po pastronte tualetin dhe nxorri një krimb tepër të gjatë nga aty.

Fotografi Kritsada Ratprachoom, 44 vjeç nga Udon Thani kishte marrë djalin nga shkolla dhe shkoi menjëherë në tualet.

Pasi mbaroi nevojat e tij, ai vinte re se kishte mbetur diçka e bllokuar në fundin e saj. Ai kishte hequr apandesitin dhe mendonte se ishte ndonjë prej litarëve të mbetur prej kirurgjisë, por jo.

E tërhoqi dhe e nxorri jashtë, si dhe vuri re se ishte një krimb i gjallë. Ky lloj krimbi njihet ndryshe si Cestoda dhe ishte i gjatë 9.7 metra.

Më pas e hodhi sërish në tualet me qëllim që ta kalonte poshtë, megjithëse nuk e kuptoi se si krimbi mund të kishte hyrë brenda./a.m/noa.al/