Transmetuar më 10-12-2019, 14:40

Nga ambientet e Gjykatës së Tiranës ish deputeti Ervin Salianji, një nga të pandehurit e çështjes së njohur “Babale”, ku prokuroria sot kërkoi për të dënimin me 1.6 vite burg i konvertuar me 3 vite shërbim prove tha se dënimi i tij është kërkuar që në momentin që ai ka bërë publike këtë rast apo edhe raste të tjera, por që sipas tij askush nuk do ia dalë dot që ta mposhtë apo izolojë.

“Nuk i druhem fare e kam thënë që në filim, shpesh në gjykatë edhe unë edhe ju jam bërë koresponendent, janë sulme politike, sot nuk pati asnjë fakt prove të re, por pati një devijim të çështjes,  një gjasme pretencë kur prokuroria bëhet pjesë me llumin, por asnjë intrigë asnjë pabesi s’ja del të mposhtë dot të vërtetën.

Sot kanë një të dënuar ish ministrin dhe një demaskim të një prokurorie politike që sot lexoi ato që tha kryeministri një ditë pasi doli video. Këta të dy prokurorë që janë sot, do e shihni edhe vetingun apo të dhënat që ne do bëjmë publike, kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër. Në fund të ditës do fitojë e mira dhe e drejta”,tha Salianji.

Ndërsa më herët ish-deputeti i PD, Edmond Spaho  nga Gjykata Penale deklaroi se prokurori Hysenaj është një shërbëtor besnik i maxhorancës dhe mendon të kalojë vettingun duke luftuar drejtuesit e PD.

Me tej Spaho theksoi se me gjyqin e sotëm shqiptarët panë se si trafikantët, mafia në bashkëpunim me politikën po përpiqen të dënojnë denoncuesit.

“Sot rezultoi se viktima kryesore e këtyre hetimeve paska qenë Xhafaj. Konkluzionin e konfirmoi edhe avokati i tij. Akuzë e mbrojtur nga prokurori politik, Hysenaj, shërbëtor besnik i mazhoranxcës që mendon të kalojë vettingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj.

Kjo prokurori do duhet të kishte përfunduar hetimin se si u larguan Geron Xhafaj brenda 24 orëve në Itali? Të kishte hetuar ekspertizës që bëri kryeministri dhe deklaroi se ishte regjistrim falso?

Me gjyqin e sotëm pamë se si trafikantët, mafia na bashkëpunim me përpiqen të dënojnë denoncuesit. Ata që sakrifikojnë edhe interesin personal në interes të vendit dhe të kësaj shoqërie”, tha Spaho./b.l/noa.al/

“Babalja”/ Prokuroria kërkon dënimin e Salianjit, jepet pretenca për të tjerët