Transmetuar më 10-12-2019, 09:28

Kontraceptivët oralë, një nga format më popullore për parandalimin e shtatzënive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se ndryshojnë një pjesë të rëndësishme të trurit të femrës.

Është kjo ajo që thotë një studim i ri i prezantuar nga Radiological Society of North America.

Në studimin e vogël u përfshinë 50 gra, 21 prej të cilave merrnin pilula kontracepive. Ato ju nënshtruan rezonancës magnetike cerebrale dhe u mat hipotalamusi i tyre. Hipotalamusi është një pjesë themelore e trurit e cila rregullon nivelet hormonale dhe luan rol në zona të ndryshme të rëndësishme që nga cikli i gjumit, tek frekuenca kardiake, uria dhe pesha.

Studiuesit zbuluan se femrat që merrnin pilula kontraceptive kishin një hipotalamus dukshëm më të vogël në raport me ato që nuk e përdornin pilulën.

“Vumë re një diferencë të ndjeshme të përmasave të strukturës cerebrale mes femrave që merrnin kontraceptivë oral në raport e ato që nuk merrnin”, thotë autori i studimit Michael L. Lipton, profesor pranë qendrës së kërkimeve të Albert Einstein College of Medicine dhe drejtor mjekësor i shërbimeve të rezonanvës magnetike pranë Montefiore Medical Center të New York City.

Sipas tij nevojiten studime të tjera për të zbuluar se si ky ndryshim dimensioni prej kontraceptivëve, ndikon në funksionin cerebral. Lipton ka vëzhguar më parë edhe një studim tjetër, i cili kishte zbuluar se përdorimi i kontraceptivëve është i lidhur me simptoma depresive.

Ky nuk është studimi i vetëm që dokumenton ndryshime në trurin e femrave prej përdorimit të kontraceptivëve. Një studim i publikuar në muajin shkurt në revistën ‘Frontiers in Neuroscience’, zbuloi se pilulat kontraceptive mund të ndikojnë në aftësinë e femrës për të deshifruar emocionet në fytyrat e njerëzit si përçmimi apo krenaria, shkruan noa.al.

Amit Sachdev, neurolog dhe drejtor mjekësor i departamentit të neurologjisë në Michigan State University College of Osteopathic Medicine, thotë se, “Ndërsa këto rezultate janë interesante, nuk mendoj se janë me shumë kuptim sot. Hipotalamusi ndihmon në rregullimin e niveleve hormonale. Nuk është habi që kur përdor hormonet në rrugë orale, gjendrat që ndihmojnë në prodhimin dhe kontrollimin e këtyre hormoneve nisin të ndryshojnë. Nuk habit ajo që ndodh me hipotalamusin”. /a.y/noa.al