Transmetuar më 10-12-2019, 09:16
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Mjeti tip “Fiat” me drejtuesen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, L.S., 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital.

Vogëlushi ishte duke udhëtuar me gjyshen në momentin e aksidentit.

Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al