Transmetuar më 09-12-2019, 21:50

Dy aksidente të ndryshme javën e kaluar në Itali kanë rezultuar fatale për jetën e dy shqiptarëve që punonin në vendin fqinj.

Gjon Lekaj, 38 vjeç, u aksidentua për vdekje teksa ishte duke çmontuar skelat në një ndërtesë. Ai ra nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën.

Kjo ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë, por së fundmi janë bërë publike detaje të reja.

Në një ngjarje tjetër, humbi jetën edhe një shqiptar. Agron Ismailaj u aksidentua në punë të dielën e kaluar, ndërsa ndërroi jetë dy ditë më vonë. /k.k/noa.al/