Transmetuar më 09-12-2019, 19:15

Ekipi i Tiranës ka mbetur pa trajner pasi tekniku Julian Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen vetëm 4 ditë para derbit me Partizanin.

Ahmetaj nuk ka dalë ditën e sotme në fushën e stërvistjes me ekipin që drejtonte, duke konfirmuar kështu largimin zyrtar nga bardheblutë e kryeqytetit.

Ekipi kryeqytetas ka vijuar edhe sot stërvitjen nën drejtimin e as ndihmësi i tij Akil Jakupi. Ishte presidenti Refik Halili ai që nuk pranoi dorëheqjen e Ahmetajt pak javë më parë, duke rikthyer ish-trajnerin e Luftëtarit në drejtimin e Tiranës.

Bardheblutë humbën në sfidën ndaj Kukësit të shtunën e kaluar dhe kjo mund të ketë qenë edhe fati që ka përcaktuar ikjen e tij nga drejtimi. Disfata në fjalë e çoi Tiranën në vendin e tetë në renditje, një pozicion i cili në rast se kampionati përfundonte sot do të thoshte ‘play-off’ për zbritjen nga kategoria./NOA.al