Transmetuar më 09-12-2019, 08:13

Territori shqiptar paraqitet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare gjatë orëve të para të ditës.

Por pasditja dhe orët vijuese i bëjnë më të dukshme në zonat Veriore dhe Jugore duke rrezikuar rreshje të përkohshme shiu në vend.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0 gradë C deri në 16 gradë C.

Era do të fryjë mesatare gjatë orëve të pasdites por do të forcohet nga mesdita dhe në vijim duke regjistruar shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./b.l/noa.al/