Transmetuar më 07-12-2019, 19:24

Observatori Evropian Jugor (ESO), ka krijuar një vizualizim të frikshëm se çfarë do të ndodhë me Tokën, kur Dielli të shuhet.

Yjet ushqehen nga hidrogjeni, të cilin e djegin me një shpejtësi të jashtëzakonshme deri sa gazi të mbarojë, pikë në cilën ato zgjerohen qindra herë në madhësi, duke u shndërruar në gjigantë të zjarrtë që gllabërojnë gjithçka ndodhet në rrugën e tyre.

Në videon e paraqitur nga ESO, duket se kjo do të jetë edhe ajo që do të ndodhë me Tokën. Është vetëm çështje kohe përpara se Dielli ynë të arrijë këtë fazë të jetës së tij, në rreth pesë miliardë vjet, kështu që nuk ka shkak për panik të menjëhershëm.

Këta gjigantë të kuq derdhin përfundimisht shtresat e tyre të jashtme, duke lënë pas bërthamat e djegura, ultra të dendura, dhe më pas quhen xhuxhët e bardhë. /k.k/noa.al/