Transmetuar më 07-12-2019, 11:50

Për herë të parë në Kinë kanë lindur derra që përmbajnë ADN-në e majmunit.

Pavarësisht se ngordhën brenda javës dhe dukeshin normalë, kafshët kishin material gjenetik nga majmuni i rracës "cynomolgus" në zemër, mëlçi, shpretkë, mushkëri dhe lëkurë.

Shkencëtarët thanë se studimi që mori më shumë se 4 mijë embrione për të lindur derrat kishte qëllim për të gjetur mënyra se si të bëhen transplant organet e njerëzve tek kafshët.

"Ky është raporti i parë i plotë i majmunëve-derra", tha kreu i laboratorit Tang Hai për "New Scientist".

Embrionët derra që jetuan vetëm pesë ditë kishin qeliza majmunësh të injektuar në trup që ishin vendosur për të prodhuar një proteinë fluoreshente, duke lejuar studiuesit të zbulojnë se ku përfundojnë qelizat./a.m/noa.al/