Transmetuar më 07-12-2019, 11:38

Pronarët e kafshëve janë paralajmëruar që të mos lejojnë qentë të ecin në rrugë pasi temperaturat e nxehta i shkakojnë dëme të mëdha.

Paralajmërimi u bë në faqen e Facebook të Moreton Bay Lost Pet Register, që tregonte se në Australi mund të rriten temperaturat më shumë se 40 gradë.

Ndërkohë, një vit më parë u bë i njëjti alarm pasi u publikua fotografia e një qeni me putra të djegura, të skuqura e plot me gjak.

Kjo iu shkaktua vetëm se doli për të ecur në rrugën e nxehtë, e cila e përvëloi.

Pronari i panjohur i kafshës shtëpiake është përpjekur të trajtojë dëmtimin e kafshës me një shishe dezinfektuese.

Temperaturat në Australi po rriten çdo ditë, prandaj aktivistët e të drejtave të kafshëve  i kërkojnë pronarëve që të kujdesen./a.m/noa.al/