Transmetuar më 07-12-2019, 10:30

Në fotografinë e fundit që ka postuar Jul Deda në Instagram, vihet re ngjashmëria e madhe që ka me djalin. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti që kanë stiluar flokët njësoj, së bashku me fijet e verdha.

Aktori i njohur Jul Deda postoi fotografinë me qëllim që të uronte ditëlindjen e Mateos, të cilin e quan "adrenalina e shtëpisë".

"Kampion, u rrite shoku im. Më emocionon shumë ky fakt, për mirë sigurisht. U bëfsh 100 vjeç adrenalina e shtëpisë. Tu realizofshin ëndrrat dhe unë e di që ke shumë të tilla. Të dua më fort se veten", shkruajti Juli.

Më pas tregon se si e zgjojnë mamin dhe motrën nga gjumi.

"Ok, boll bëmë si çuna të mirë, ikim zgjojmë mamin dhe motrën duke i bërtitur fort te veshi…!", përfundoi shkrimin Juli./a.m/noa.al/