Transmetuar më 07-12-2019, 09:30

Një ushtrim ushtarak! Është pikërisht kjo ajo që shkaktoi daljen e një lajmi të rremë lidhur me vdekjen e mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth.

Miliona qytetarë britanikë, mbrëmjen e të dielës së kaluar më 1 dhjetor, morën lajmin e rremë se sovrania kishte vdekur nga infarkti.

Gjithçka nëpërmjet një mesazhi me WhatsApp i cili u përhap me shpejtësi në të gjitha rrjetet sociale. Lajmi shkaktoi një valë kërkesash në Google dhe e detyroi pallatin mbretëror Buckingham Palace që të përgënjeshtrojë, duke siguruar se sovrania 93-vjeçare gëzon shëndet të plotë.

Në mesazhin e përhapur thuhej se mbretëresha kishte gjetur vdekjen mëngjesin e së dielës nga infarkti, por se lajmi duhej të mbetej sekret deri të hënën, në mënyrë që ushtria të kishte mundësi të përgatitej, shkruan noa.al.

Në të vërtetë siç shkruajnë mediat angleze, lajmi ishte vetëm një ushtrim ushtarak, i cili zhvullohet për të qenë gati për çdo situatë. /a.y/noa.al/