Transmetuar më 07-12-2019, 08:09

Prej kohësh është bërë publike lidhja mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj.

Megjithatë ata sërish vijojnë të tregohen të rezervuar për sytë e publikut.

Mirëpo në dallim nga ta vëllai tjetër binjak i aktorit, Donald Veshaj, del publikisht me moderatoren Bora Zemani, me të cilën thuhet se kanë nisur bashkëjetesën.

Por teksa të enjten mbrëma u mbajt nata e dytë e festivalit Kënga Magjike, ku pjesë e jurisë është edhe Jonida, Romeo e shopqëroi atë.

I pozicionuar në radhët e publikut bashkë me Donaldin dhe Borën, ai nuk mund të mungonte në këtë event të rëndësishëm të Jonidës. /a.y/noa.al/