Transmetuar më 07-12-2019, 04:35

Qeveria shqiptare pritet ti kërkojë parlamentit shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme që u vendos pas rënies së tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Kryeministri Rama tha të shtunën në mnledhjen e qeverisë se kjo gjendje duhet të shtyrë për të përballuar situatën.

Ai tha se duhet të nisi urgjentisht rindërtimi dhe FSHZH do të drejtojë programin e rindërtimit.

Lidhur me familjet që janë strehuar në hotele zoti Rama tha se duhet të fillojë gradualisht sistemimi i tyre në banesa dhe lirimi i impianteve turistike.