Transmetuar më 06-12-2019, 23:00

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident tragjik.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16:47, në lagjen 15, zona e Spitallës në Durrës.

Burimet zyrtare saktësojnë se një mjet tip "Ford Focus", ka aksidentuar për vdekje një djalë të ri që lëvizte me biçikletë.

Viktimë ka mbetur 36-vjeçari Ermal Harizi, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjëherë pas aksidentit. /k.k/noa.al/