Transmetuar më 06-12-2019, 20:49

Shqipëria, pas një jave të trazuar ka rënë në qetësi, pasi nuk është lëkundur më nga ndonjë tërmet qoftë edhe i lehtë, në dy ditët e fundit.

Nga EMSC, janë regjistruar disa tërmete të vogla, por që kanë qenë edhe më të rrallë për vendin tonë, tërmete që konsiderohen edhe të zakonshme.

Por nëse ka gjetur qetësi Shqipëria, tërmetet janë shtuar në vendin fqinj, Greqi.

Në Kretë janë shënuar më tepër tërmete sot, ndonëse nën 4 ballë, se kudo tjetër në botë.

Mbi 5 tërmete mbi 3 ballë, i fundit, rreth një orë më parë 3.6 ballë ka prekur zonën detare të Greqisë.

Një tërmet i fortë, 6 ballë goditi këtë zonë detare, disa orë pasi tërmeti 6.3 ballë goditi rëndë qendrat urbane të vendit tonë.

Shkencëtarët grekë besojnë se është e njëjta zonë sizmike.

Ajo që e bën shqetësues tërmetin e fundit në Greqi, ndonëse në det, është fakti se është regjistruar në vetëm 2 kilometra në thellësi./NOA.al