Transmetuar më 06-12-2019, 14:06

Nga Bratislava e Sllovakisë, Kryeministri Edi Rama e quajti nder dhe përgjegjësi të madhe, marrjen e kryesisë së OSBE për vitin 2020.

“Ky është një moment historik dhe inspirim për Shqipërinë. Ne kemi marrë vendim përsa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë tryezë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara”, u shoreh Rama në fjalën e tij.

Ai tha se marrja e Presidencës është një hap i jashtëzakonshëm, ndërkohë që ndër cilësitë e vendit tonë përmendi harmoninë fetare.

Rama u zotua se do të përqendrohen në implementimin dhe koordinimin e të gjitha politikave për të rritur kredibilitetin.

“Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë. /a.y/noa.al/