Transmetuar më 06-12-2019, 12:43

“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit”.

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta, i cili publikon edhe fotografi nga kalaja e dëmtuar.

Ai thotë se veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

Ai kërkon që për to të merren masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë.

“Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund”, thotë kreu i shtetit. /a.y/noa.al/

Meta: Presidenti e mbron çdo ditë Kushtetutën! Tubimi do të thirret sërish