Transmetuar më 06-12-2019, 12:33

Marrëdhënia e Jessica Biel dhe Justin Timberlake nuk do të pësojë asnjë krizë. Pas fotografisë të kapur për dore me aktoren Alisha, këngëtari i kërkoi falje publike bashkëshortes.

Një burim pranë Jessica konfirmoi për "People" se çifti do e kalojë dhe këtë.

"Është gjë e mirë që i kërkoi falje publikisht po sigurisht që puna që po bën ai për të kaluar këtë gjë është private dhe fatmirësisht ishte thjesht një natë alkooli", tha burimi.

Fotografia e tyre pushtoi faqet rozë, prandaj Justin pranoi se atë natë kishte pirë shumë dhe është penduar për sjelljen e tij. Ngjarja ndodhi në nëntor kur të dy ishin duke pirë në një ballkon në New Orleans. Thuhej se po bënin xhirime për filmin që bashkëpunojnë, por jo.

"Ky nuk është një shembull që dua ti jap djalit tim. Unë dua ti kërkoj falje gruas time të mahnitshme dhe familjes që i vura përballë një situate të turpshme dhe jam i fokusuar që të bëj më të mirën si baba dhe prind", shkruajti Justin në Instagram.

Pavarësisht incidentit, ai do vazhdojë të punojë me përpikmëri për filmin "Palmer", të cilin mezi pret ta shohin njerëzit./a.m/noa.al/