Transmetuar më 06-12-2019, 11:02

Sot Shqipëria merr stafetën e drejtimit të Organizatës së OSBE-së. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruan se “sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.”

“Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, shkruan Cakaj.

Cakaj, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Këtij takimi Ministror sot i është bashkuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./b.l/noa.al/