Transmetuar më 06-12-2019, 10:35

Khloe Kardashian ka vendosur ti japë një drejtim tjetër jetës së saj. 35-vjeçarja tha publikisht se e ka falur Jordyn Woods, e cila puthi partnerin e saj Tristan Thompson dhe shkaktoi ndarjen e çiftit.

Khloe komunikon ende me ish-partnerin pasi gëzojnë një vajzë së bashku, por nuk ka ndonjë plan që ti kthehet historisë me të. Megjithatë, ajo bëri një postim të gjatë për Jordyn Woods, e cila ishte shoqja e ngushtë e Kylie Jenner dhe për shumë kohë e konsideruan si pjesë të familjes.

"Ai mesazh është për Jordyn. Për çdo person që më ka lënduar. Për disa arsye, njerëzit duan të thonë se unë flas vetëm për Tristan. Ky mesazh i shkon të gjithë ngjarjeve apo situatave që më kanë lënduar.  Meshkujt, miqtë, familja, bashkëpunëtorët… çdo person që ka luajtur një rol në dhimbjen time. Unë kam ecur për para, i jap faljen dhe i uroj vetëm lumturi e gëzim!", shkruajti Khloe.

Ajo shtoi se jeta e saj nuk do të jetë e mbushur me urrejtje, por vetëm pozitivitet. Mesa duket, Khloe nuk e ka harruar tradhtinë që i bëri partneri me miken e familjes, por ka vendosur që ti falë të dy dhe të jetojë e lumtur.

Mbetet për tu parë nëse së shpejti do kemi ndonjë histori të re nga Khloe apo do i kthehet lidhjes me Tristan, i cili po bën të pamundurën që të fitojë sërish zemrën e saj. /a.m/noa.al/