Transmetuar më 06-12-2019, 10:26
Foto ilustruese

Në muajin mars u përdhunua, por këtë të enjte duke shkuar në gjykatë për tu përballur me procesin ndaj agresorëve të saj, u sulmua sërish, duke iu vënë zjarri për së gjalli.

Një krim i tmerrshëm i ndodhur në Indi, ku një vajzë e re 25-vjeçare, u shtrua në spitalin e Luckow me djegie në 70% të trupit.

E reja e cila jeton në fshatin Unrao, të Uttar Pradesh, u sulmua dhe ju vu zjarri teksa shkonte në gjykatë, për tu përballur me agresorët e saj të cilët i kishte denoncuar në muajin mars, se e kishin përdhunuar dhe kishin filmuar gjithçka.

Mes agresorëve të saj, ishin edhe dy të akuzuarit për përdhunim, të cilët po hetoheshin në liri me kusht.

Pas ngjarjes së djeshme, policia bëri me dije se i ka arrestuar që të gjithë agresorët. /a.y/noa.al/