Transmetuar më 06-12-2019, 10:19

Ka nisur shqyrtimi i pr/Buxhetit i vitit 2020 në Komisionin e Integrimi Europian, ku po raporton zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj. Komisioni i Integrimit ka nisur me debate, pasi është larguar Kryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari si dhe deputeti Ralf Gjonaj.

Shkak i largimit është bërë, vonesa e zv.ministrit, si dhe mosprania në këtë komision e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

“E papranueshme vonesa në mbledhje. Në komision duhet të jetë ministri në detyrë”, deklaroi Hajdari. Më pas Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë braktisur mbledhjen, e cila është drejtuar më tej nga nënkryetarja e Komisionit Senida Mesi.

Zv/ministri Xhafaj ka kërkuar ndjesë për vonesën që u bë shkak për debat në komision. Ai ka deklaruar se ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka udhëtuar drejt Bratislavës ku do zhvillohet një mbledhje e OSBE-së. Komisioni parlamentar i Integrimit vijon diskutimin për buxhetin e vitit të ardhshëm./b.l/noa.al/