Transmetuar më 06-12-2019, 08:47

Modelja e njohur Adrola Dushi, është e përzgjedhura e Ardit Gjebresë për të prezantuar këtë vit “Këngën Magjike”.

E cilësuar si një prej femrave më të bukura shqiptare, Adrola i jep shumë hijeshi skenës.

Ndërsa ajo moderon festivalin e muzikës, i biri Troi, e ndjek nga ekrani të ëmën.

Pikërisht për të, gjatë natës së dytë të “Kënga Magjike”, Adrola ka thënë disa fjalë zemre për të.

“Të ka mami mbret”, tha Adrola e emocionuar, duke iu drejtuar të birit. Modelja u bë nënë në moshë fare të re, pa i mbushur ende 20 vjeç, ndërsa më tej u martua me babanë e djalit, Adis Patushi. Por martesa mes tyre nuk zgjati shumë, pasi çifti u divorcua. /a.y/noa.al/