Transmetuar më 05-12-2019, 22:52

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Analisti Andi Bushati tha këtë mbrëmje në Open se në qoftë se qeveria do të merrte parsys atë letrën e Metës nuk do të kishim kaq shumë viktima.

“Unë pashë debatin e të hënës që u zhvillua me zv-ministrin Shkreli këtu në Open dhe nuk e mora  vesh nëse tek pallati i shembur në Thumanë u dha leje për të qëndruar brenda apo jo. Unë iu ktheva letrës së Metës ku qeshëm të gjithë dhe ku qeveria na bëri show që na u çmend presidenti.

Përtej faktit që aty na parashikohej për një tërmet, letra në brendësi kishte fakte racionale. Aty shkruanin hajde ulemi në një tryezë për të folur a kemi kapacitete për të përballuar situata të tilla- tha Bushati.