Transmetuar më 05-12-2019, 22:31

Gjatë ditës së sotme në parlament, kryeministri Edi Rama foli mbi menaxhimin e situatës në vend pas tërmetit, por ndër të tjera "sulmoi ashpër" dhe opozitën e re, duke përdorur epitete si ‘gërmadha’ të tërmetit të opozitës, apo njerëz ‘që s’dinë të flasin shqip’.

Akuzave të Ramës i është përgjigjur ashpër deputetja Rudina Hajdari, e cila po ashpër e ka cilësuar kryeministrin një arrogant të ‘paaftë’ për menaxhimin e situatës së rëndë që po kalon vendin.

"Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari.

Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti.

Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit", shkruan Rudina Hajdari në reagimin e saj në rrjetet sociale./a.k/noa.al/