Transmetuar më 05-12-2019, 19:05

Holly Capron 28 vjeç nga Exeter, Devon, u raportua e zhdukur më 25 nëntor.

Për herë të fundit ajo ishte parë, e ulur vetëm në një park natën.

Trupi i saj i pajetë u gjet më vonë në Gjirin e Shën Marisë. Modelja e njohur është gjetur e vdekur pranë djalit të saj 2-vjeçar në një plazh gati një javë pasi kishin humbur.

Miqtë thanë që Capron, e cila gjithashtu ka punuar në parkun e festave Devon Cliffs në Exmouth, se ishte “shumë e dashur dhe e kujdesshme”.

Gjithashtu ata shtuan se kishte që në moshën 19-vjeçare që modelonte.

Ajo vuante nga një sëmundje e shëndetit mendor dhe se kishte humbur edhe më parë në të kaluarën, por vetëm për një ose dy ditë.

Ndërkohë vdekja e saj nuk po hetohet si e dyshimtë./NOA.al