Transmetuar më 05-12-2019, 18:43

Këngëtarja Dhurata Dora ka ndarë para pak çastesh një foto të trishtueshme.

Ajo është fotografuar me lot në sy, por nuk dihet nëse ato janë lotët e saj realë apo ka dashur të japë ndonjë mesazh, duke e lënë gjithçka enigmë.

Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë shpjegim tjetër rreth fotos, veç fjalëve "Cry me a river", titulli i një këngë që ka kënduar Justin Timberlake.

Këngëtari i famshëm me vargjet, "lotët lum", i këndoi një ndarjeje.

Ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave por edhe të kolegëve të shumtë.

Dhurata Dora gjatë vitit të fundit goditi me hitin "Zemër", të cilën e këndoi me një repist francez, "Sooolking" dhe prej atëherë ka shijuar sukseset e kësaj kënge./NOA.al