Transmetuar më 05-12-2019, 18:22

Një foshnje që lindi para kohe dhe u gjet e varrosur në një enë balte tani është rikuperuar plotësisht.

Ajo u dërgua në spital në gjendje kritike. Vajza vuante nga septicemi dhe kishte numër të ulët të trombociteve kur u gjet në mes të tetorit.

Tani vajza ka fituar peshë, frymëmarrja ju është rregulluar dhe numrin  trombociteve e ka normal, tha pediatri i saj Ravi Khanna për BBC.

Prindërit e saj nuk janë gjetur ende dhe ajo jepet për birësim në momentin që gjendja e saj do të bëhet më mirë.

Tani për tani, ajo është nën kujdestarinë e autoriteteve të mirëqenies së fëmijëve në rrethin Bareilly, në shtetin verior të Uttar Pradesh, në Indi.

Foshnja u gjet aksidentalisht nga një fshatar që po varroste vajzën e tij. Në përgjithësi hinduistët i djegin trupat e të vdekurve, por fëmijët e vegjël shpesh varrosen.