Transmetuar më 05-12-2019, 17:28

Një 23-vjeçare nga India është djegur e gjallë nga disa persona, ndërsa mjekët thonë se e reja është në gjendje kritike për jetën, pasi ka djegie në 90 përqind të trupit.

Për këtë ngjarje janë arrestuar pesë persona që, pasi e sulmuan vajzën, i vunë flakën.

Gjatë rrugës për në stacionin e trenit, një grup me disa persona i zunë rrugën e më pas e kanë tërhequr me forcë në një fushë të hapur ku e vendosën në flakë.

Policia arrestoi 5 persona të cilët dyshohen se ishin atentatorët, ndërkohë që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/