Transmetuar më 05-12-2019, 16:35

Renato Mekolli është larguar papritur nga "Hell’s Kitchen Albania 2".

I njohur si shef i kuzhinës, ai nuk do të jetë më pjesë e këtij spektakli televiziv, ku fitoi më shumë famë për sherret dhe debatet me konkurrentët.

Megjithëse kishte zëra se çdo gjë ishte e sajuar, që emisioni i tij të fitonte audiencë, megjithatë duket se përfundimisht Renato hoqi dorë nga roli i "artistit", për t’iu përkushtuar kuzhinës.

Ai pas popullaritetit që fitoi, si shef kuzhine, hapi një biznes të tijin në Tiranë dhe njoftoi sot se do të jetë i përkushtuar tek ky biznes.

Por pse e ndërpreu ai emisionin në mes? A ka pasur ndonjë sherr real mes tij dhe konkurrentëve apo me drejtuesit e televizionit?

Ajo çka dihet është se pas një puntate të kaluar të këtij emisioni, Renato pati shkruar në "Instagram" një status disi fyes, me këto radhë: Sa cm e duan vajzat? Diskutimi i përhershëm (Për salçiçet e sfidës e kam fjalën) se ju jeni mëndje të pista,nuk e di ku ju shkon mëndja".

Dhe pas këtij statusi, përballë konkurrentëve, në mes të produksionit, në mënyrë krejt të papritur, këtë javë do të shfaqet një shef i ri. Produksioni, i informuar më parë për kërkesën e vetë shef Renatos për t’u tërhequr nga ky angazhim, ka marrë masat e menjëhershme për ta zëvendësuar atë me një tjetër shef të njohur kuzhine.

Ai është Alsi Sinanaj, i cili ka pranuar ftesën e Top Channel dhe ka ardhur enkas nga Athina, ku jeton e punon prej vitesh, për t’u bërë kështu shefi i ri në kuzhinën e djallit./NOA.al