Transmetuar më 05-12-2019, 16:26

Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Shqipëri ka mbështetur zgjedhjen e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm si edhe anëtarëve të KED.

"Ne e mirëpresim zgjedhjen e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm nga Parlamenti dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyësor 2020", shkruajti Soreca në Twitter.

Më pas vijoi duke treguar rëndësinë që ka Reforma në Drejtësi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

" Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE", përfundoi shkrimin ambasadori.

Kujtojmë se Olsian Çela ishte i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi arriti të sigurojë më shumë pikë, gjatë procesit të marrjes në pyetje. Pas tij, KLP renditi kryeprokuroren aktuale, Arta Marku, ndërsa e fundit në listë ishte Fatjona Memçaj.